Çulev: Po analizohen incizimet nga kafeneja ku pretendohet se po qëndronte Mickoski


Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev theksoi se për momentin po vazhdon analiza e video incizimet nga kafeneja ku pretendohet se po qëndronte kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në kundërshtim me masat kundër Covid-19.

“Deri tek Departamenti për Krim Kompjuterik dhe Forenzikë Dixhitale ka arritur DVR-i së bashku me diskun dhe aktualisht po kryhet analizë. Rezultatet e ekspertizës do të publikohen sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Çulev duke shtuar se në bazë të rezultateve do të përcaktohet nëse ka përgjegjësi për personat e tjerë përveç pronarëve të kafenesë.

Baby Boo