Dashuri në kohë pandemie! Çifti nga Italia, po cilësohen si “Romeo dhe Zhulieta” e kohëve moderne


Qyteti njëjtë, dinamika po njësoj, por ajo që ndryshon është koha. Një dashuri e ngjashme me historinë e Romeo dhe Zhulieta, është ajo e çiftit Paola Agnelli dhe Mchele D’Alpaos, të dy nga Verona e Italisë. Për median vendase “Rai 4”, Paola ka folur më shumë rreth marrëdhënies së tyre.

Këto kohë pandemie, Michele dhe Paola, ndodheshin të izoluar në shtëpi. Një ditë teksa po zhvillohej një koncert pranë lagjes së tyre, ata kishin dalë për të shijuar momentin në ballkone. Aty nisi dhe shkëndija e parë përmes shikimeve.

“Herën e parë që e pashë Michele u dashurova menjëherë, thjesht sytë tanë u takuan me njëri-tjetrin. Atmosfera ishte aq romantike. Në fakt dola në ballkon për të parë koncertin dhe u ndesha me Michele, thash me vete: sa mashkull i pashëm”, tha Paola.

Një afeksion të tillë ka pasur dhe Michele, i cili kishte hulumtuar për llogarinë e Instagramit të Paolës, dhe pasi e kishte gjetur, vijuan mesazhet mes tyre për orë të tëra.

“Atë natë ne biseduam në rrjete sociale për orë të tëra. Njohëm shumë nga njëri-tjetri, kuptuam që kemi kimi, jemi të ngjashëm në sjellje, në karakter, por mbi të gjitha jemi të dy shumë të ndjeshëm”, u shpreh Paola.

Ndërkohë për të konfirmuar pëlqimin ndaj Paolës, Michele mendoi diçka krejt kreative. Shkroi mbi një çarçaf të madh emrin e saj dhe e valëviti për disa minuta në ballkon.

“Ai organizoi një surprizë të madhe për mua duke shkruar emrin tim në një çarçaf dhe e vari në ballkon. Unë u tërhoqa shumë nga ky gjest. Michele dinë se si të përkëdhel shpirtin tim me fjalët e tij të ëmbla”, tha Paola.

Megjithatë edhe pse ata tashmë e kanë shprehur hapur dashurinë e pëlqimin ndaj njëri-tjetrit, duhet të presin edhe pak për takimin e parë të tyre. Michele punon në një bankë dhe ka frikë se nga kontakti i tepërt me njerëzit, mund të jetë burim infeksioni për Paolën.

Baby Boo