Dashtevski: “Po tejkalohen problemet me aparatet për fingerprint”


Kreu i Komisionit Shtetërorë të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski pranoi se ka pasur probleme mëngjesin e sotëm me votimin biometrik, përcjell Alsat. Dashtevski tha se ekipe teknike tashmë po zgjidhin problemet e tilla dhe se njoftoi se në ato vendvotime që ka pasur ndërprerje të vendvotimit do të vazhdohet koha për të votuar.

“Bëhet fjalë për një përqindje të vogël. Megjithatë thash, po zgjidhen në vazhdueshmëri, një pjesë e madhe janë zgjidhur, ndërsa për kohë të shpejtë do të zgjidhen edhe tjerat. Vlen rregulla e ligjit, se nëse ndërpritet votimi, vazhdon për aq kohë sa është ndërprerë, sipas Kodit Zgjedhorë, kuptohet jo më tepër se tre orë”, deklaroi Dashtevski.

Baby Boo