Dasëm në spitalin e Shkupit, u dështoi dasma në restorant, mjekët martohen në vendin e punës (Foto)


Mjekët Maja dhe Dimitar Angellovski kanë caktuar dasmën e tyre më 17 maj në një restorant të Shkupit. Mirëpo gjithçka ka dështuar shkaku i epidemisë së Koronavirusit. Mirëpo një surprizë të kendshme ata kanë përjetuar në vendin e punës në Emergjencën (Ndihmën e parë) të Shkupit, ku kolegët u kanë organizuar një mini-dasëm në ditën që është dashur të martohen. Ata u kanë blerë edhe tortë dhe një duvak për nusen, transmeton Gazeta Lajm.

“Ishim me të vërtetë të mërzitur. Duhej të jetë dita më e gezuar në jetën tonë, por ndonjëherë edhe momentet e gezuara pengohen nga situata të paparashikurshme. Me siguri kolegët dhe miqtë tanë e kanë vërejtur melankolinë tonë dhe kanë vendosur të na gëzojnë. Ne nuk kemi ditur asgjë për planet e tyre”, ka deklaruar Angellovski.
Sipas tij kjo dëshmon se dashuria është më e fuqishme se epidemia, kurse në muajin tetor ka paralajmëruar dasëm të vërtetë.

Baby Boo