Fisnik Ismaili për mërgimtarët: Qaj bërllogu që s’guxon me livrit gishtin atje, vjen kha e shitet boss


Ish anëtari i Partisë Social Demokrate dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili, ka thënë se su*lmi që i është bërë Valon Sylës dje, po e bën me mendu se ky i fundit ka pasur të drejtë në lidhje për shkrimet për një pjesë të mërgimtarëve.

Me anë të një postimi në Facebook, Fisnik Ismaili ka thënë se aq sa i ka shkuar në nerva Valoni për çka ka thënë, aq po e bën me menduar se ai ka pasur të drejtë.
“Vetë kam jetue në gyrbet, edhe e di që proporcionalisht, sa ka bërrlloga njerëz në Kosovë, ka edhe jashtë. Madje atje një bërrllog prej shqiptari, me një gjest prej bërrlogu, është në gjendje me ia prishë reputacionin e mirë të shumë shqiptarëve të mirë, që e kanë ndërtue me vjet. E qaj bërrllog që atje s’guxon me e livritë gishtin se e kallë shteti, vjen kha edhe shitet boss. Një gyrbetçar pa mizë mbas veshi, si qifti jem që ka qenë (e ka plot tjerë), as nuk e rruen çfarë bérrlogu qet Valoni prej goje. E edhe ma hiç me ardhë në atdhe me sjellë grushta”, ka shkruar Ismaili.

Tutje ai ka thënë se gyrbeti jonë për kokë banori ka më shumë hajna, mafiozë, vr*asës e mashtrues.
Më poshtë postimi i plotë i tij.

Baby Boo