DAP: Për të hyrat nga shitja deri në një milion, bujqve do t’u kthehet tatimi personal


Për të ardhurat nga shitja e produkte bujqësore që nuk tejkalojnë një milion denarë, bujqve do t’u kthehet tatimi personal. Kthimin e tatimit do ta bëjë Drejtoria e të Hyrave Publike pas përfundimit të vitit kur është realizuar shitja.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë, së bashku me Ministrinë e Financave, DAP dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, kanë gjetur një mirëkuptim për rëndësinë dhe çështjen ekzistenciale të këtij grupi të qytetarëve për të cilët përveç subvencioneve, vendosën të rrisin pragun e 300 mijë denarëve për kthimin e tatimit personal, në 1 milion denarë”,- deklaroi drejtoresha e Zyrës për të Ardhurat Publike, Sanja Lukarevska.

“Nuk ka ndarje të fermerëve, por thjesht kufiri kalon nga 300 mijë deri në 1 milion denarë, që do të thotë më shumë para për fermerët. Deri në fund të vitit, besoj se Zyra e të Hyrave Publike do të ketë të gjitha llogaritjet për grupin që do të bie nën këtë ndryshim të ri”,- theksoi ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë të ujërave, Ljupço Nikolovski.

Kusht për kthimin e këtyre mjeteve është që qytetarët të mos kenë të ardhura tjera dhe të mos kenë borxh tatimor ndaj DAP-it

Baby Boo