Danimarkë, përplasje për hyrjen në fuqi të ndalimit të burkave


Mbështetës dhe kundërshtarë të ndalimit të veshjeve që mbulojnë trupin e femrave, nga fytyra e poshtë, përfshi “niqab”-in apo burkën, po përplasen verbalisht në Danimarkë teksa ligji hyri në fuqi.

Marcus Knuth, i partisë liberale në qeverisje “Venstre”, tha se veshjet e mbajtura nga disa gra myslimane konservatore ishte “tejet shtypëse”.

Sasha Andersen, e grupit të aktivistëve “Party Rebels”, ka planifikuar zhvillimin e një demonstrate më vonë gjatë kësaj të mërkure, kundër asaj që ajo e quan si masë “diskriminuese” kundër grupit pakicë.

Danimarka nuk është e vetmja në këtë zhvillim, pasi edhe vende të tjera europiane kanë ndaluar veshje të tilla, edhe pse argumentojnë se masat ndaluese nuk kanë për qëllim të godasin ndonjë fe në veçanti, duke qenë se nuk i ndalojnë shajet e kokës, “turban”-ët që shpesh jemi mësuar t’i shohim në filmat indianë apo edhe turq, apo kapelat hebraike.

I njohur botërisht si “ndalimi i burkave”, ky ligj konsiderohet se shënjestron kryesisht “niqab”-ët apo burkat. Vetëm pak gra myslimanë në Danimarkë mbajnë veshur të tilla veshje, që mbulojnë tërësisht fytyrën.

Baby Boo