Danimarka arrin në çerekfinale duke mposhtur Uellsin


Ka përfunduar takimin ndërmjet Danimarkës dhe Uellsit.
Danimarka ka avancuar tutje në çerekfinale të “Euro 2020” në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit ndaj Uellsit.

Uellsianët patën iniciativën në 15 minutat e parë, ku përpak sa nuk shënuan në disa raste me anë të Gareth Bale.
Por, danezët më pas morën nën kontroll ndeshjen dhe më pas pësuan edhe golat.
Ylli i këtij takimi ishte Kasper Dolberg i cili shënoi dy golat për Danimarkën. Dolberg shënoi në min 27′ golin e parë dhe në pjesën e dytë, shënoi në min 48′ për ta gjunjëzuar Uellsin dhe për ta dërguar Danimarkën në çerekfinale.

Për goditjen e fundit u përkujdes Joachim Maehle i cili shënoi golin e tretë në min 89′ dhe Martin Braithwaite shënon golin e fundit pas një rishikimi nga sistemi VAR, goli u cilësua si i rregullt.
Rezultati përfundimtar, Uellsi 0-4 Danimarka.
Tani, Danimarka do të përballet në çerekfinale me fituesin e takimit, Holanda – Republika Çeke, i cili do të zhvillohet nesër.

Baby Boo