Prokuroria ka vendosur që të mos ndjekë penalisht ish-drejtorët Xhemali Mehazi dhe Maja Zmejkova


Prokuroria ka vendosur që të mos ndjekë penalisht ish-drejtorët e Fondit për Shëndetësi për rastin e vdekjes së vajzës Tamara Dimovska nga Velesi, në vitin 2015.

Sot është tërhequr aktakuza ndaj drejtorëve të atëhershëm Maja Parnardzieva Zmejkova dhe Xhemali Mehazi, si dhe ndaj kryetares së Bordit të Drejtorëve të Fondit, Elena Trpkovska. Për 9 mjekët e tjerë që ishin pjesë e komisioneve në fondin që vendosën për mjekim jashtë vendit, në seancën e sotme në fjalën përfundimtare, Prokurori Publik kompetent ka kryer rikualifikim ligjor të veprës penale, pra në vend të punës së paautorizuar në shërbim, siç u akuzua fillimisht, kërkoi të ndiqej penalisht sipas 86-b të Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, akt për të cilin plotësohen kushtet ligjore për vjetrim absolut, njoftoi gjykata.

Baby Boo