Dani po sjell ilahi me Adem Ramadanin


Ramadan Krasniqi-Dani ka bashkuar forcat me Adem Ramadanin për të sjellë një ilahi.

Ramadan Krasniqi-Dani dhe Adem Ramadani kanë njoftuar që nesër (e premte) publikohet ilahia e tyre, shkruan lajmi.net.

“Salatullah” titullohet ilahia e Danit dhe Ademit, ndërsa do të vjen e shoqëruar edhe me videoklip.

I NGJAJSHËM

‘PËR TY KOSOVË’ TITULLOHET BASHKËPUNIMI I RI NGA DANI

“Me lejen e Allahut nesër e postojmë ilahinë e Re SALATULLAH ora 17:30”, ka shkruar Ramadani në një postim në Instagram.

Për ndryshe, Dani edhe vitin e kaluar kishte publikuar një ilahi me titull “Aromë” për muajin e shenjtë të Ramazanit.

Më poshtë mund të dëgjoni një pjesë të kësaj ilahie, e cila e plotë publikohet nesër. /Lajmi.net/

Baby Boo