Koronavirusi shumëfishoi fitimet e barnatoreve


131 milionë të hyra të përgjithshme dhe 2,1 milionë euro fitim kanë regjistruar barnatoret në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2020. Të gjitha barnatoret kanë regjistruar rritje të të hyrave dhe rritje të fitimit në krahasim me vitin paraprak 2019. Sipas një hulumtimi të biznes platformës “Rrjeti i biznesit”, më shumë të hyra ka regjistruar zinxhiri i barnatoreve Zegin, e ndjekur nga Eurofarm, “Barnatorja Ime” dhe të tjerat. Zegin ka edhe rritjen më të madhe të fimit, me 1600% në krahasim me vitin paraprak, ndërsa barnatorja Viola ka regjistruar rritje të fitimit për 1400%.

Maqedonia e Veriut, si edhe vendet tjera gjatë vitit 2020 luftonte me pandeminë Covid19. Një pjesë e madhe e meritës për rritjen e të hyrave dhe fitimeve të barnatoreve i përshkruhen pikërisht pandemisë. Qytetarët kanë blerë ilaçe jo vetëm për të luftuar virusin, por edhe si preventivë. Barnatoret kanë shitur jo vetëm barna dhe suplemente, mjete për dezinfektim, teste për koronën dhe një varg tjetër produktesh lidhur me pandeminë.

Sipas të dhënave nga ky hulumtim, të gjitha top 10 barnatoret pa përjashtim kanë regjistruar rritje të të hyrave në krahasim me vitin e kaluar. Ngjashëm edhe të dhënat për fitimin, tregojnë rritje enorme të fitimit të top 9 barnatoreve, dhe rënie të ulët të fitimit për barnatoren e 10-të në listë.

Baby Boo