Dalin rrezultatet e testimit të Zaevit dhe Mickovskit, ata …


Ministria e Shëndetësisë informon se testi i koronavirusit i kryetarit të partisë politike LSDM Zoran Zaev është negativ.

Udhëheqësi i LSDM-së u testua sepse ishte në kontakt me gazetarin e Kanal 5, Goce Mihajloski, i cili ishte pozitiv në Covid-19 dhe ishte shtruar në spital më 8 shtator.

Më herët, doli edhe rezultati i testimit të liderit të opozitës VMRO-ДПМНЕ Hristijan Mickoski dhe ishte negativ, edhe ai pati një intervistë me të njëjtin gazetar.

Si Mickoski ashtu edhe Zaev janë në izolim.

Baby Boo