Dalin pamjet e vitit 2018, shkencëtarët në Wuhan po studionin një koronavirus të ri tek lakuriqët e natës


Këto pamje i përkasin medias shtetërore në Kinë ku tregohet se shkencëtarët në laborator po studiojnë në një koronavirus të ri që është gjetur tek lakuriqët e natës. Pamjet janë publikuar për herë të parë në vitin 2018 nga CCTV në Kinë dhe tashmë janë shpërndarë me shpejtësi në rrjet duke marrë mijëra reagime.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail, Shi Zhengli, një studiues kryesor nga instituti, u tha gazetarëve se patogjeni i paraqitur në pamje ishte i ndryshëm nga ai i koronavirusit që ka shkaktuar pandeminë. Pamjet e CCTV u filmuan në Institutin e Virologjisë Wuhan, që është në varësi të Akademisë së Shkencave Kineze.

Ky Institut mban më shumë se 1.500 lloj virusesh vdekjeprurëse dhe është bërë qendra e polemikave në mes të pandemisë.

Baby Boo