Në Kumanovë tetë të infektuar të ri me Kovid-19 prej të cilëve dy nga Likova


Qendra e Shëndetit Publik Kumanovë gjatë 24 orëve të fundit evidentoi tetë persona të infektuar të ri nga Kovid-19, kumtuan sot kompetentët nga Institucioni i shëndetit publik. Prej tyre gjashtë janë nga Kumanova, dy nga Likova.

“Të infektuar e ri kanë pasur kontakte me persona tashmë të infektuar”, deklaroi mjeku Arif Latifi, drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik Kumanovë. Sot janë bërë gjithsej 44 testime prej të cilëve 20 sipas “Termini im” dhe 24 në pajtim me indikacionet epidemiologjike.

Nga fillimi i epidemisë sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e Qendrës së shëndetit publik Kumanovë, janë diagnostikuar 862 persona të infektuar me Kovid-19 prej të cilëve aktualisht aktiv janë 194 raste.

Baby Boo