Dalin detaje nga jeta private e autorit të ekzekutimit në dy xhamitë në Zelandën e Re


Australiani Bred Tarrant, 28-vjeç, i cili në dy xhami në qytetin Christchurch të Zelandës së Re ekzekutoi të paktën 49 persona, dikur ka punuar si trajner personal.

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, ai ka punuar në palestrën “Big River Gym” në New South Wales të Australisë. E menaxherja e palestrës, Tracy Gray, ka arritur ta identifikojë Tarrantin nga pamjet e publikuara dhe ka konfirmuar se ka punuar me të nga viti 2009 deri më 2011.

“Ka qenë shumë i përkushtuar në punën që e bënte. Ka punuar pa pagesë me fëmijë. Nuk e di çfarë i ka ndodhur, ndoshta gjatë udhëtimit diçka i ka ndryshuar në kokë”, ka deklaruar Gray, duke aluduar në shumë udhëtime që i kishte realizuar Tarrant gjatë viteve të fundit.

Ai kishte vizituar Korenë e Veriut ku ishte fotografuar me një grup turistësh para një busti. Sipas mediave ndërkombëtare, ai kishte qenë edhe në Pakistan.

Sipas Gray, babai i autorit të masakrës kishte ndërruar jetë pasi kishte humbur betejën me sëmundjen e kancerit, kurse motra dhe e ëma jetojnë në Australi.

“Mendoj se babai i kishte mbjellë dashurinë për ushtrimet në palestër. Ai ka ushtruar shumë, mund të them madje tepër. Ka pasur dëshirë të bëjë një jetë të shëndetshme. Nuk po mund ta besoj se personin me të cilin kam bashkëpunuar mund të jetë në gjendje të bëjë diçka të tillë”, ka shtuar ajo.

Kujtojmë se Tarrant i veshur me rroba brenda veturës që e ngiste kishte thënë “le të fillojë ahengu”. E rrugën për në xhami dhe ngjarjen atje e ka transmetuar live në Facebook. Ai ka qëlluar çdo person që i ka dalë përpara. Madje i ka ndërruar 7 karikatorë, dhe në një moment kishte shkuar te vetura për të marrë armë tjera.

Baby Boo