Gostivar-Gradec vetura del nga rruga, lëndohen tre persona ndër të cilët edhe një i mitur


“Dje rreth orës 17:55, në rrugën regjionale Gostivar-Gradec, në hyrje të fshatit Vrapçisht, vetura “Seat” me targa të Shkupit, e drejtuar nga 23 vjeçari J.M. nga Dobërdolli i Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në këtë aksident, bashkudhëtari A.M. (22) nga Dobërdolli ka marrë lëndime të rënda trupore, kurse shoferi dhe pasagjeri tjetër i moshës 16 vjeçare kanë përfunduar me lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm ,,Ferid Murad“ në Gostivar ku ishin transferuar tre të lënduarit.

Ekipi nga Departamenti i Punëve të Brendshme në Gostivar ka inspektuar vendin e aksidentit” thuhet në komunikatën e SPB-së Tetovë

Baby Boo