Dafina Zeqiri: “Edhe unë bullizohem, nëse nuk ke diçka të mirë për të thënë mos thuaj asgjë”


Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, është mjaft aktive dhe e hapur me fansat në rrjete sociale.
Ajo tashmë ka ndarë gjëra të shumta nga karriera profesionale, e duke mos lënë anash as risitë e jetës private.
Megjithatë, krijuesja e hitit “Më fal” shpesh herë ka dhënë këshilla e ka shprehur mendimin rreth një çështje që e preokupon.

Në një postim të fundit të shpërndarë në InstaStory, 32-vjeçarja thotë po ashtu se ka qenë e bullizuar dhe që ka raste të tilla nëpër shkolla, që ngacmojnë njëri-tjetrin në forma të ndryshme.
“Bëra më të mirën! Edhe unë bullizohem. Sot shoh video të fëmijëve në shkolla, vajzave, apo djemve që ngacmojnë njëri-tjetrin në nivele të ndryshme”, tha ajo.

“Jeta është shumë e shkurtër dhe asgjë e mirë nuk do të dalë prej saj. Pse t’ia thyej zemrën dikujt? Nëse nuk ju pëlqen ajo që shihni? mirë. Kaloje në një tjetër. Nëse nuk ke diçka të mirë për të thënë, mos thuaj asgjë”, vazhdoi më tej Zeqiri.Dafina ditën e djeshme (e hënë) i doli në përkrahje profesorit nga Vushtrria, që u bë viral me vallëzimet e tij në TikTok.

Baby Boo