Daçiq: Të gjithë e kanë të qartë se Prishtina duhet të heq taksat


Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, thotë se për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, është e nevojshme që kjo e fundit të heq masat që ka ndërmarrë dhe ka shtuar se këtë e kanë të qartë të gjithë, transmeton “Zeri.info”.

“Ne po flasim për diçka për të cilën është e mundur të bisedohet nëse dialogu vazhdon, ndërsa që dialogu të vazhdojë, duhet të vjen deri te heqja e taksës. Dhe këtë e kanë të qartë të gjithë, nga SHBA-ja, e deri te BE-ja”, ka thënë Daçiq, duke u përgjigjur në pyetjen nëse korigjimi i kufijve është ende mbi tavolinë.

Daçiq në ministrinë e punëve të jashtme, sot ka bërë një pritje vjetore për shefat e diplomacive dhe organizatave ndërkombëtare në Serbi si dhe kryeredaktorët e mediave./

Baby Boo