E kishim harruar, shefi i Pfizer: Duhet doza e katërt e vaksines!


Shefi i Pfizer Albert Bourla, ka deklaruar ditën e djeshme se doza e katërt e vaksinës kundër Covid do të jetë e nevojshme për të menaxhuar më mirë pandeminë.

“Tani për tani, siç e kemi parë, është i nevojshëm një përforcues i katërt. Mbrojtja që po merrni nga doza e tretë e vaksinës është mjaft e mirë, në fakt mjaft e mirë për shtrime në spital dhe humbje jete.

“Nuk është aq i mirë kundër infeksioneve, por nuk zgjat shumë. Por ne thjesht po ia paraqesim ato të dhëna FDA-së (Administrata e Ushqimit dhe Barnave) dhe më pas do të shohim se çfarë do të thonë ekspertët jashtë Pfizer”- u shpreh Bourla.

Kujtojmë se në muajin gusht të vitit të kaluar FDA miratoi plotësisht vaksinën e Pfizer për personat mbi 16-vjeç. Disa vende përfshirë Izraelin, Kilin dhe Gjermaninë kanë filluar tashmë të rekomandojnë doza të katërta të vaksinës Covid.

Më tej gjatë intervistës, Bourla përsëriti qëllimin e kompanisë së tij për të krijuar një vaksinë efektive kundër të gjitha varianteve të Covid për periudha më të gjata kohore.

“Ne po punojmë me shumë zell tani për të bërë jo vetëm një vaksinë që do të mbrojë kundër të gjitha varianteve, përfshirë Omicron, por edhe diçka që mund të mbrojë për të paktën një vit.

“Dhe nëse jemi në gjendje ta arrijmë këtë, atëherë mendoj se është shumë e lehtë ta ndjekim dhe ta kujtojmë, në mënyrë që të mund të kthehemi në mënyrën se si jetonim më parë”- shtoi Bourla.

Baby Boo