Daçiq: Republika e Afrikës Qendrore është shteti i radhës që e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në një paraqitje televizive ka pretenduar se ka marrë një notë diplomatike nga Republika e Afrikës Qendrore për tërheqjen e njohjes ndaj pavarësisë së Kosovës.

“Unë informoj publikun se Republika e Afrikës Qendrore është vendi i 14-të që ka rafinuar pozicionin e saj për të mos njohur Kosovën.”, tha Daçiq.

Tutje, diplomati serb shtoi se kishte qenë në Afrikën Qendrore vitin e kaluar.

 Sipas pretendimeve të Daçiq ky është vendi i 14-të që tërheq njohjen e Kosovës./Indeksonline

Baby Boo