DIMITROV: BËJMË ZGJEDHJE TË MENÇURA KUR NA BËJNË PYETJE TË VËSHTIRA


Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka porositur sot nga Brukseli se vendi ka pritur shumë gjatë dhomën e pritjes, në atë të NATO-s dhe BE-së dhe se tani është koha për të realizuar aspiratat euroatlantike. Në fjalimin e tij para anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtëm në Parlamentin Evropian, Dimitrov, duke folur për kontestin bilateral për emrin me Greqinë, tha se nuk mund të keni shtet të suksesshëm në Ballkan nëse rajoni nuk është i suksesshëm, sepse të gjithë këto shtete janë aleatë natyral. Ai shtoi se, politikanët mund të bëjnë gjithë karrierën dhe të jetojnë nga një kontest i pazgjidhur, dhe mund edhe të investojnë mund dhe ta zgjidhin atë, duke e ruajtur atë që është më e rëndësishme për të dyja palët, që qytetarët e shteteve të tyre të jetojnë më mirë në lidhje me referendumin, ai ka shprehur bindjen se qytetarët do ta bëjnë zgjedhjen e duhur, duke u shprehur se vendi e ka traditë të bëj zgjedhjen e mençur kur u bëjnë pyetje të vështira.

Nikolla Dimitrov, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë  

“Në mënyrë që ta mbajmë gjeneratën e re në vend, ne duhet ta sjellim Evropën në rajon, në shtetin tonë dhe të jesh i përcaktuar për ta bërë këtë. Ne do ta fitojmë këtë referendum. Ne kemi traditë që të bëjmë zgjedhje të mençura kur na parashtrohen pyetje të vështira. Ndërkohë ju mund të kërkoni prej nesh një situatë më të mirë politike në aspektin e përgjegjësisë, sepse disa prej nesh i tremben përgjegjësisë sa i përket të kaluarës dhe disa prej nesh i tremben prej ballafaqimit me përgjegjësinë e të ardhmes sonë”.

Baby Boo