Daçiq: Po duan ta izolojnë Manastirin e Deçanit, ta shkatërrojnë…


Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq për tv prva ka komentuar zhvillimet rreth punimeve në rrugën Deçan – Plavë.

Sipas tij, transmeton Koha.net, situata rreth Deçanit ka për qëllim që manastiri të sillet në një situatë izolimi, që, siç tha, mund ta shpie edhe te shkatërrimi.

“Është mirë që disa organizata ndërkombëtare kanë reaguar, por kjo nuk mjafton”, ka thënë ai.

Daçiq ka përsëritur tezat e tij për ndarje të Kosovës.

“Unë për ndarje të Kosovës flas tash e 15 vjet dhe mendoj se ajo është një zgjidhje e mundshme e shpejtë. Porse kjo e vetmja zgjidhje, duhet shikuar të gjitha opsionet tjera. Për Perëndim opsioni i vetëm është njohja e pavarësisë së Kosovës. Do të ishte mirë që secili t’i paraqesë propozimet e veta e jo të shkohet me qëndrime nacionaliste që janë të papranueshme për secilën palë”, ka thënë Daçiq.

Baby Boo