CR7 ndryshon vend në Madeira, shikoni vilën luksoze që ka zgjedhur


Cristiano Ronaldo po kalon një pushim nga futbolli i shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, po qëndron në Madeira, në vendin e tij të lindjes.

Futbollisti i famshëm portugez ka vendosur të lë vilën e tij shtatë-katëshe në vlerë prej tetë milionë euro, dhe të marrë me qira një vilë të dytë në një fshat të vogël afër ishullit.

Ai do të paguajë katër mijë euro në javë për qëndrim aty, përcjell lajmi.net.

Largimi i Ronaldos nga rezidenca e tij erdhi pasi u kritikua shumë nga mediet lokale dhe politikanët që doli të stërvitet në stadiumin e Nacional.

Gjatë javës së ardhshme, Ronaldo pritet të rikthehet në Itali, për të vazhduar përgatitjet për një nisje të mundshme të sezonit në Serie A./Lajmi.net/

Baby Boo