CR7 e la pa ndjenja në fushë, shpërthen gruaja e portierit të Kievos: Kampionët janë humanë, Ronaldo nuk është


Një përplasje fatkeqe, pastaj frika e madhe. Ndeshja e djeshme në Verona bëri të përjetoheshin çaste frike, kur portieri i Kievos, Stefano Sorrentino u rrëzua pa ndjenja në tokë pas një goditjeje që mori pasi u ndesh me Cristiano Ronaldon. 39-vjeçari u godit nga portugezi në kokë, pak para se Juve të shënonte edhe golin e fitores.

Gjithçka ndodhi rastësisht, por portieri veteran pa më të keqen, duke pësuar një thyerje të hundës, një traumë në shpatullën e majtë dhe një goditje në cervikale. Sorrentino mbeti pak momente pa ndjenja në fushë ndërkohë që doli prej saj me barelë.

Sorrentino e kaloi natën në spital nën vëzhgim, por bëri me dije në rrjetet sociale se është mirë dhe çdo gjë po përmirësohet.

Por gruaja e portierit nuk e ka pritur mirë situatën e përjetuar dje, duke kritikuar sjelljen e CR7 të cilit sipas saj nuk i është bërë vonë kur bashkëshorti i saj ishte pa ndjenja i shtrirë në tokë, duke mos i dhënë ndihmë, gjë që e ka bërë Tomovic, mbrojtës i Kievit.

Gruaja e Sorrentino ka shpërthyer në Instagram, duke postuar një mesazh kundër kampionit portugez. Pas disa orësh, ajo u pendua dhe e hoqi nga Instagram.

“U përpoqa të përmbahesha deri tani dhe të fokusohesha te ajo që ishte më e rëndësishme dhe kishte më shumë domethënie, për mua dhe familjen time, shtylla jonë Stefano. Në rrjetet sociale shoh shumë dhe bëj indiferenten sepse nuk dua të prish gëzimin tek shoh partnerin tim në shtëpi që megjithëse i dërrmuar buzëqesh. Por tani duke parë këto imazhe më vjen të them: Shikoni ndryshimet! Kampionët nëse duan të cilësohen si të tillë, në radhë të parë duhet të jenë humanë. Më vjen keq, por nuk mund ta admiroj këtë kampion. Mund të admiroj burra të vërtetë, si gjysma ime që ishte i shtrirë pa ndjenja në tokë dhe Tomoviç që bën të pamundurën për ta ndihmuar. Faleminderit atyre që kanë zemër të mirë, dinjitet, humanizëm, dhe parime të shëndosha. Turp t’u vijë atyre që ofendojnë, kritikojnë dhe festojnë ose më keq shohin nga larg dhe më pas largohen. Meditoni njerëz, meditoni”. shkruante gruaja e Sorrentinos.

Baby Boo