Covid-19, vaksina e mbështetur nga Trump nuk do të miratohet para nëntorit


Vaksina e mundshme kundër Kovid-19 e cila mbështetet nga programi i administratës së presidentit amerikan Donald Tramp i quajtur “Operejshën uarp spid” (Operation Warp Speed), nuk do të marrë dritën e gjelbër nga organet rregullatorë para nëntorit ose dhjetorit, deklaroi mbrëmë drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit të SHBAsë Fransis Kollins.

Ai shtoi se ishte dhënë kohë e mjaftueshme për provat klinike të vaksinës. “Vaksina duhet të testohet të paktën tek 10.000 njerëz që është numri më i vogël i të anketuarve për të marrë të dhëna të mjaftueshme nëse vaksina është e sigurt dhe efektive për përdorim të gjerë”, tha Kollins. Më shumë se 30.000 persona do të punësohen për fazën e fundit të testimit të vaksinave në SHBA.

Baby Boo