Ridvan Ibraimi para një viti ishte kërcënuar me jetë, në disa raste e kishte mbyllur edhe komunën


Sot gjatë ditës ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Haraçinë ku është gjuajtur me armë ndaj kryetarit Ridvan Ibraimi dhe kanë ngelur të plagosur disa persona.

Një vit më parë Ridvan Ibraimi ishte kërcënuar me jetë dhe në disa raste e kishte ndërprerë edhe punë.

Deklarata e tij me 25 Maj 2023.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Haraçinës.

Ju njoftojmë se për shkaqe sigurie, Administrata Komunale nuk do të punojë nga data 25.05.2023 (e enjte) deri në një vendim të ri për të cilin do të informoheni me kohë.

Ju kërkojmë ndjesë që nuk do të mund të kryejmë shërbimet dhe obligimet ligjore ndaj qytetarëve, por një masë e këtillë ka të bëjë kryesisht me sigurinë e punonjësve të administratës komunale por edhe qytetarëve të cilët i drejtohen Komunës për të marrë shërbime.

Ashtu siç më mund të jeni të informuar edhe nga mjetet e informimit, është hera e dytë që cenohet siguria e punonjësve të administratës komunale dhe Kryetarit të Komunës, prandaj një vendim i këtillë edhe përkundër vullnetit dhe dëshirës tonë ishte i pashmangshëm” – thuhet në njoftimin e administratës së komunës.”

Baby Boo