Covid-19, në Itali zgjatet deri më 3 maj afati i masave kufizuese. Kryeministri Conte: Rinisje graduale e aktiviteteve

“Masat kufizuese do të zgjaten deri në 3 maj, një vendim i vështirë por i domosdoshëm për të cilin unë marr përsipër të gjitha përgjegjësitë politike “, – tha kryeministri italian Giuseppe Conte teksa dhe ka shpalosur thelbin e dekretit të ri qeveritar i cili do të përmbajë disa hapje të vogla aktivitetesh dhe masa të tjera lehtësuese.

Baby Boo

Kryeministri Conte tha se pas 3 majit gradualisht mund të lehtësohen masat kufizuese fillimisht për disa dhe më vonë për të gjitha aktivitetet e prodhimit, për ta rikthyer në punë motorin e ekonomisë. Nga 14 prilli- tha ai do hapen libraritë dhe dyqanet e veshjeve për fëmijë

Në punë për fazën 2

“Puna për fazën 2 tashmë ka filluar – tha Conte – ne nuk mund të presim që virusi të zhduket nga territori ynë. Do të na duhet një program i artikuluar dhe organik në dy shtylla: ngritja e një grupi pune ekspertësh dhe protokolli i sigurisë në vendet e punës. ” Për këtë arsye, Kryeministri italian u ka bërë thirrje kompanive të prodhimit të sanitizohen.

Ai gjithashtu  konfirmoi emërimin e Vittorio Colao si President i Komitetit Shkencor Teknik, i cili do të mbështetet nga komiteti i ekspertëve për të planifikuar fazën 2.

Sipas projektit të dekretit, mund të rinisin punën pas 14 prillit, studiot profesionale dhe disa aktivitete të vogla prodhuese.

Përdorimi i dorezave, orë më të gjata në supermarkete

Masat e dekretit parashikojnë detyrimin e mbajtjes së dorezave dhe respektim i distancës së sigurisë për ata që do bëjnë pazar si dhe detyrimin për të përdorur dezinfektant për duart punonjësit pranë arkave dhe supermarketet do të duhet të punojnë me orare të gjata për të shmangur radhët dhe rrezikun e grumbullimeve të mëdha të blerësve. Gjithashtu të gjitha dyqanet janë të detyruara të kenë hyrje dhe dalje si dhe do të duhet të pastrojnë dhe dezinfektojnë të paktën dy herë në ditë ambjentet e tyre.