Covid-19, ja sa pacient shërohen në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë informon se sot nga Klinika për sëmundje Infektive në Shkup pas dy testeve negative janë shëruar tre pacientë me Covid-19, dy nga Tetova dhe një nga Kumanova. Dy herë negativ ka rezultuar edhe një pacient nga Shkupi i cili kishte trajtuar sëmundjen në kushte shtëpiake. Numri i personave të shëruar nga Covid-19 në vendin tonë tashmë shkon në 41.

Ndryshe, siç raportoi Alsat më sot më herët, gjatë 24 orëve të fundit prej 496 testeve të realizuara, 48 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve tashmë shkon në 711.

Sipas vendbanimeve prej 48 rasteve të reja, 11 raste janë regjistruar në Shkup, 25 në Kumanovë, një në Shtip, katër në Prilep, një në Tetovë, tre në Strugë, një në Ohër dhe dy në Gostivar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe dy viktima, një 63 vjeçar nga Labunishta e Strugës për të cilin Ministria e Shëndetësisë informoi më 5 prill, respektivisht tek i moshuari është marrë material për testim pas vdekjes, si dhe një i burgosur në burgun e Shutkës. Numri i përgjithshëm i rasteve që kanë përfunduar me fatalitet shkon në 32.

Baby Boo