OBSH-ja u kërkon shteteve të pasura të dhurojnë 10 milionë vaksina anti-COVID


Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kërkuar nga shtetet e pasura të dhurojnë të paktën 10 milionë vaksina anti-COVID në mënyrë që Agjencia Shëndetësore e Kombeve të Bashkuara të arrijë qëllimin e saj të vaksinimit në të gjitha vendet brenda 100 ditëve të para të 2021-es, transmeton AP.

Adhanom Ghebreyesus ka thënë se me probleme të furnizimit është duke u përballur programi i mbështetur nga OKB, COVAX, e cila synon të sigurojë vaksina për të gjitha vendet, do të thotë se rreth 20 vende janë ende në pritje të dozave të tyre të para të vaksinave nga programi, përfshirë edhe Kosovën.

Tedros u ka kërkuar prodhuesve që të rrisin prodhimin e tyre në mënyrë që vaksinat shtesë të dhurohen në vendet e varfra. Ai aku*zoi marrëveshjet e shumta private që vendet kanë arritur me farmaceutikë që kanë nënkuptuar më pak vaksina për vendet në zhvillim dhe paralajmëroi COVAX-in se duhen më shumë qindra miliona vaksina në muajt e ardhshëm.
Të enjten, partneri i OBSH-së, COVAX Gavi, njoftoi problemet e furnizimit që do të thotë se do të duhet të vonojë shpërndarjen e rreth 90 milionë vaksinave deri në maj.

Baby Boo