Covid 19/ 400 mijë të vdekur dhe 3,4 milionë të shëruar


Universiteti John Hopkink ka bërë të ditur se numri i viktimave nga coronavirusi i ka kaluar 400,000, derisa 3,4 milionë janë shëruar.

Derisa numri i përgjithshëm i të sëmurëve nga coronavirusi ka kaluar shtatë milionë, janë 402,669 të vdekur nga kjo sëmundje, transmeton Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara janë më të dëmtuarat nga kjo pandemi, me 1.2 milion të infektuar, derisa 109,800 kanë vdekur.

Brazili, i cili ka numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve nga coronavirusi në Amerikën Latine, apo vendi i dytë më i goditur sa i përket numrit të rasteve me më shumë se 672,846 të infektuar, i ndjekur nga Rusia me rreth 467,073 dhe Britania e Madhe me mbi 286,294 raste.

Disa shtete evropiane, janë gjithashtu ndër më të goditurat në botë.

Kina, apo pika zero e këtij virusi, ka regjistruar 84,186 raste deri më tani, përfshirë 79,424 rikuperime.

Janë 4,638 të vdekur në Kinë shkaku i coronavirusit, derisa jeta atje është duke iu rikthyer normalitetit.

Baby Boo