Coronavirusi trondit Wall Street/ Arabia Saudite ul prodhimin e naftës për 30% (VIDEO)


Vlera e aksioneve në Wall Street ra të hënën 7 për qind dhe Dow Jones humbi 2 mijë pikë, në rënien më të thellë brenda një dite.

Këmbimi kishte rifilluar për fillimin e javës të hënën në mëngjes, pas një rënieje prej 22 për qind të çmimeve të naftës.

Këmbimi u ndërpre menjëherë pas hapjes, ndërsa treguesi S&P 500 ra 7%, duke sjellë si rezultat një ndërprerje automatike 15 minutëshe pas krizës financiare të viteve 2008-2009.

Vendimi i Arabisë Saudite për të rritur në masë të konsiderueshme prodhimin e naftës pasi marrëveshja e OPEC-ut me Rusinë për të shkurtuar furnizimet dështoi, tronditi edhe më tej tregjet financiare globale, që ishin në panik nga përhapja e koronavirusit. Tregu i naftës bruto, regjistroi ditën më të keqe që prej tre dekadash, duke shkaktuar një rënie prej mbi 9 për qind për kompanitë Chevron dhe Exxon. Indeksi i energjisë ra 20.1%.

Baby Boo