Ndalohen 2 persona nga Tetova, janë sjellë në mënyre agresive ndaj policëve dhe tek njëri gjatë kontrollit i gjendet një thikë


Pjestarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (21-janar) rreth orës 16:25 në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, kanë ndaluar personat H.A.(39) dhe E.B.(41) nga Tetova, të cilët janë sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre derisa po kryenin veprime zyrtare. Tek H.A. gjatë kontrollit të kryer është gjet dhe marrë edhe një thikë. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj të dyve, do të vijojnë parashtresat përkatëse.

Baby Boo