Coronavirusi po përhapet në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar


Coronavirusi po përhapet në Spitalin Psikiatrik në Demir Hisar. Sot u regjistruan edhe shtatë raste pozitive, nga të cilët 6 pacientë dhe një punonjës, njofton “Telma”.

Të gjithë janë asimptomatikë dhe të izoluar në një repart të veçantë, së bashku me pjesën tjetër të të infektuarve.

Me këtë, gjithsej 28 persona janë pozitivë në Spitalin Psikiatrik Demir Hisar, pra 25 pacientë dhe 3 punonjës, një infermiere dhe dy nga personeli ndihmës.

Baby Boo