Kanosi bashkëshorten me vra*sje, dërgohet në psikiatri


Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi e ka kanosur bashkëshorten e tij me vrasje.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 19:00 në Podujevë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se e ka kanosur me vrasje bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Sipas viktimës i dyshuari ka probleme psikike.

Tutje Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, ndërsa i dyshuari është dërguar në repartin e psikiatrisë në QKUK.

Rasti vazhdon të hetohet.

Baby Boo