Corona dhe Covid – janë binjakët që erdhën në jetë në kohën e koronavirusit


Mirësevini në botë, Corona dhe Covid – këta janë emrat e binjakëve të porsalindur në qytetin e Raipur të Indisë.
Djali dhe vajza kanë lindur në mes të një bllokade trejavore në Indi. Prindërit e tyre thonë se i lanë emrat në shenjë kujtese për pengesat e tejkaluara gjatë kohës së provës me koronavirus që ka ndikuar në të gjithë botën.

Në një intervistë për mediat lokale, nëna tha se ishte një lindje e “vështirë”. “Ne u përballëm me shumë sfida dhe unë dhe burri im donim ta bënim ditën të paharrueshme,” tha ajo, duke shtuar se ajo shkoi për të lindur më 26 mars.

“Virusi është i rrezikshëm por shpërthimi i tij ka bërë që njerëzit të përqendrohen në higjienën dhe të rrënjosin zakone të tjera të mira. Kështu që ne kemi menduar për këta emra,” shpjegoi ajo.

Stafi i spitalit filloi t’i quante binjakët si Corona dhe Covid menjëherë pasi ata lindën – gjë që i ndihmoi prindërit të merrnin vendimin e tyre.

Baby Boo