Çmimi i naftës së papërpunuar rrit në nivelin prej 68.57 dollarësh


Për të dytën ditë radhazi, çmimi i naftës së papërpunuar është rrit në nivelin prej 68.57 dollarësh.

Të dhënat e Institutit Amerikan të Naftës treguan se inventarët e naftës së papërpunuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ranë më shumë se sa pritej javën e shkuar, duke lehtësuar shqetësimet për tejkalimin e ofertës që kishte zvarritur në tregjet në seancat e fundit.

Në fakt, sipas Institutit, inventarët bruto të SHBA ranë me 3.2 milionë fuçi në javë deri në 20 korrik në 407.6 milionë fuçi. Rezervat e naftës së papërpunuar në Oklahoma ra me 808 mijë fuçi, ndërsa rezervat e benzinës ranë me 4.9 milionë fuçi, përcjell Telegrafi.

Rezervat e karburanteve të distiluara, që përfshijnë naftë dhe vaj për ngrohje, kanë rënë me 1.3 milion fuçi, krahasuar me pritjet për një fitim prej 207 mijë fuçi.

Baby Boo