Deputeti shqiptar: Radikalizmi fetar, “sëmundja” e Europës; “ilaçi” gjendet në Shqipëri


Deputeti socialist Ervin Bushati, u ka prezantuar europianëve “ilaçin”, për atë që e ka quajtur si sëmundje të tyre, radikalizmin fetar. Dhe sipas tij, kjo është harmonia fetare në Shqipëri

“Shqipëria ofron një model harmonie fetare për të shëruar radikalizmin fetar, një nga sëmundjet më të rrezikshme të kontinentit Europian dhe BE-së, në këto kohë sfidash integrimi dhe bashkëjetese”, tha deputeti Bushati, në një fjalim në Komitetin e Politikës dhe Demokracisë në Këshillin e Europës, në Paris.

Politikani riosh shfaqi kurajon t’i bërë kritika Europës në këtë pikë, duke vënë atë në pozitë inferiore ndaj Shqipërisë.

“Shqipëria është krenare të ofrojë në Europë harmoninë e marrëdhënieve ndërfetare, si një kapital i vlerave më të mira njerëzore në shoqërinë tonë. Marrëdhëniet mes feve të ndryshme nuk janë thjesht bashkëjetesë, por një model që vlen edhe më shumë sot, në realitetin e ri dhe sfidat që po përballet Bashkimi Europian në integrimin e qytetarëve me besime të ndryshme fetare”, theksoi deputeti i majtë.

Baby Boo