“ÇMENDURI”/ Mësoni sa i ka kushtuar Greg Ramës ora që mbante në ditëlindjen e Zahos (FOTO LAJM)


Para 3 ditësh, Zaho djali i vogël i kryeministrit Rama festoi ditëlindjen e tij të 5-të.

Kryeministri publikoi një foto të dy djemëve të tij ku shkruante “Vëllezër në momentin kur njëri sa është bërë 5 dhe tjetri përgatitet të bëhet 30″

Por ajo që ra në sy është pikërisht ora që ai mbante në dorë. Një orë e markës Ulysse Nardin, një firmë e njohur zvicerane, e cila njihet për çmimet e saj të kripura.

Sipas faqes zyrtare të kësaj firme kjo orë kushton të paktën 35 mijë dollare, pasi është e punuar me dorë dhe ka kasë flori 18 karatëshe, xham safiri dhe i reziston ujit deri në 50 metra.

Por ndërkohë që Gregu mban në dorë ora të shtrenjta, babai i tij Kryeministër flet për varfërinë në Shqipëri dhe menyrë se si do ta luftojë atë

Baby Boo