Çka thotë Ylli për mikun e tij Nazin që e shpalli vetën i dërguar i Zotit


Yll Valla i cili së bashku me Nazmi Sfishtën-Nazin janë dyshja e grupit Aurora, e ka arsyetuar mikun e tij pasi ky i fundit e ka shpallur vetën të dërguar të Zotit.

Nazi ka deklaruar se është i dërguari i Allahut por anëtari tjetër i grupit “Aurora” po thotë se deklarata e tij është keqkuptuar.
Valla shton se miku i tij ka folur në aspektin njerëzor ku secili ka një mision.

“Është keqkuptuar se ai nuk e ka pasur idenë pejgamber, por si i dërguar. Në kuptimin se çdo njeri jemi si të dërguar dhe përcjellim një mision. Ai është qëllimi nuk ka të bëjë me dërgesë në kuptimin fetar apo pejgamberik. Konteksti është keqkuptuar. Ideja është në kuptimin njerëzor se çdo njeri e ka një mision në jetë”, ka deklaruar ai.

Baby Boo