Filipçe: Tre shtetasit tanë nuk janë mes të sëmurëve nga koronavirusi në anijen në Jokohama


Deri në mëngjes nuk ka pasur ndonjë ndryshim, në fakt edhe nëse rritet numri i të sëmurëve nga koronavisrusi brenda anijes në portin e qytetit japonez Jokohama, tre shtetasit tanë të cilët kanë punuar në anijen, nuk janë në mes të sëmurëve. Informacionet për ta i kemi marrë përmes njerëzve të emëruar për komunikim nëpërmjet rregullores ndërkombëtare shëndetësore. Ata janë dy të punësuar tonë në Institutin për Shëndetësi Publike.

Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se në bazë ditore komunikohet me atë institucion ndërkombëtar.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se a ka njoftim nga Ambasada kineze kur duhet të kthehen punëtorët kinez të cilët punojnë në vend, tha se në lidhje me shtetasit kinezë, nuk ka informacion nga Ambasada kineze as edhe paralajmërim.

“Ata do të njoftojnë kur shtetasit kinezë, që do të dërgohen në vendin tonë, do të vendosen në karantinë. Kështu që do të kemi edhe dy javë shtesë pasi ata të vendosen në karantinë dhe praktikisht edhe autoritetet shëndetësore kineze do të sigurojnë që at]a të dërgohen të shëndoshë, sepse periudha e inkubacionit do të ketë mbaruar dhe ne do të sigurohemi më tej me ekzaminimet tona parandaluese”, shtoi Filipçe pas lëshimit në përdorim të pikës së rinovuar të vaksinave në Poliklinikën në Gjorçe Petrov, ku është blerë edhe aparat i ri rendgen.

Baby Boo