Çka gjeti policia te i dyshuari për vr*asjen në Pejë, detaje të reja nga rasti


Mbrëmjen e së mërkurës policia në Pejë ka arr.estuar Xhevdet Januzajn, si të dyshuar për vr.asjen që ndodhi të martën në Pejë, ku vi*ktima ishte Gëzim Kastrati. Policia ka treguar se çka është kon*fiskuar nga i dyshuari në momentin e arr*estimit.
Policia ka bërë të ditur se nga i dyshuari është ko*nfiskuar një pi*stoletë me dy ka*rikatorë dhe 7 fi*shekë.

“Rr. Xhin Gazuli, Pejë 18.05.2021-15:39. Lidhur me rastin me datën 19.05.2021 rreth orës 20:15 është arr*estuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte privuar nga jeta vi*ktimën mashkull kosovar. Nga i dyshuari, njësiti policor ka se*kuestruar një pi*stoletë me dy ka*rikatorë dhe 7 copë fi*shekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të he*tohet”, ka njoftuar policia në raportin 24 orësh.

Ndryshe nje pjesë e mediave kanë qëndruar dje te familja e vi*ktimës, ku ka folur me familjarët e të ndjerit për rastin.
Djali i vi*ktimës, i cili ndodhej duke punuar në Prishtinë ku mori telefonatën nga motra e tij, për vr*asjen e babait, rrëfen zanafillën e problemeve me profesorin që çuan deri te vr*asja.

“Historia ka ndodhur më 27 dhjetor 2019 kur kujdestari i klasës e ka thirrë motren tem në kabinet të shkollës për arsye me i mbyll notat. Kur ka hy brenda ka te*ntu me su*lmu sek*sualisht, motra jem ka arritë me ikë prej kabinetit edhe ka ardhë në shtëpi na ka tregu. Ne e kemi de.noncu rastin në polici, edhe kur e kemi de.noncu atë (dorasin), e kanë marrë në parabu*rgim veç një muaj. Pas një muaji e kanë lëshu, ka qenë arr*est shtëpiak dhe ka dalë edhe gjatë asaj kohe. Pasi u kry gjyqi, ai u dë*nu me tri vite e gjashtë muaj burgim, por se ka majt asnjë ditë bu*rg edhe pse ka qenë i dë*nuar. Të hënën më 17 maj, ka nejt gjithë ditën para banesës ka dashtë me na v*ra, ose mua ose babin dikënd prej neve”, tha Kastrati.

Tutje djali i vi*ktimës thotë se dorasi i ka ruajtur me sakicë para banesës, atë dhe babanë e tij.
“Na ka rujtë me sakicë para lokalit, poshtë banesës. Ne nuk jemi kanë kerkush në shtëpi, edhe na kanë tregu kojshija. I kanë thanë babit ruju vetë edhe ruje djalin se gjithë ditën të ka rujtë te banesa poshtë po don me ju v*ra. Babi u shku e ka den*oncu rastin në polici, dhe policia i ka thënë se ky është për momentin i lirë dhe ka të drejt me shku kudo. E kanë pyet se a të kanë kërc*ënu personalisht, i ka thënë se ku po don më kërc*ënim sesa me të rujtë te banesa. I kanë thënë se nuk munden me ndihmu kurgjë, përderisa nuk e ka kërc*ënu personalisht. Nesër me datë 18 maj, babi ka dalë poshtë lokalit te banesa edhe e ka v*ra me all*ti të vet”, tha ai.

Teksa rrëfeu për ngjarjen, djali i vi.ktimës tha se nga dorasi kanë pranuar kërc.ënime edhe në të kaluarën.
“Unë në ato momente kam qenë në pune në Prishtinë, lajmin e mora nga motra përmes telefonit. Prej tij direkt s’kemi pas kërc*ënime, por prej vëllëzërve të tij një herë po. Na kanë thënë që nëse nuk e tërheqni deklaratën do të keni probleme. Na kanë kërc*ënu përmes familjarëve. Ne nuk e kemi tërheq den*oncimin kemi besu në drejtësi e në shtet. Por qe çka ndodhi”.

Një ditë pas, pranë lokalit ku ndodhi vr.asja në Pejë.
Ai rrëfeu se në ditën tr*agjike ka pasur komunikim me babanë e tij, tashmë të ndjerë, i cili i ka kërkuar që kur të mbërrijë në Pejë ta njoftonte me telefon në mënyrë që të dilte për ta marrë.
“Në ditën tragjike kam pas komunikim me babain më ka thënë kur të vish në Pejë, thirrëm në telefon e dal me të marrë se është ka na ruan. Ruju sa të mundesh ka thënë edhe nëpër Prishtine sa të jesh atje. Se ka thënë mos po të vjen atje”.

Në ditën kritike për babanë e tij, djali tha se të dy kanë qenë të ar.matosur, por të atit nuk i ka shk*repur re*volja.
“Më ka thënë që po dal në qytet me ble do bukë, babi u ulë tani në lokal, ai ka ardhë dhe e ka v*ra. Edhe babi ka qenë i ar*matosur, veç babit nuk i ka shk*rep all*tia. Ata janë kanë në lokal, saktësisht se di qysh ka ndodh rasti. E di qe ka qenë në lokal, dytë i kanë nxjerrë alltiat veç se ai e ka v*ra babin”, shtoi ai.

Djali tha se vazhdojnë të ndihen të rre*zikuar, teksa kërkoi që sa më shpejt dorasi të vihet në pr*anga.
“Ndihemi të rre*zikuar pasi ai ndodhet në arr*ati. Mbrëmë e kanë çu policinë te banesa me na rujtë. Kanë mujtë me çu ma herët policinë edhe mos me ndodh ky rast.

“Duhet sa më shpejt me ndërmarrë masa, me arr.estu dorasin, mos me u ndi ne të tjerët të kërc.ënuar. Edhe me i marrë senet ma seriozisht, kur të shkon dikush me lajmëru ndonjë kërc.ënim, e jo me thanë a të ka kërc.ënu personalisht. Përderisa është një problem me një person edhe të vjen te banesa, për çka po të vjen ai me sakicë. Ajo u kanë kërc*ënim edhe policia ka thënë se ka drejt me ardhë, deklarata është në polici që babai e ka dhënë me datë 17 maj, rreth orës 22:00”, u shpreh ai.

Ai tha se motra e tij, që ishte su*lmuar sek*sualisht nga arsimtari dhe kujdestari i klasës, akoma ka trauma.
“Motra hala ka probleme, hala frikësohet naten, tutet me shku në shkollë. Atë ditë nuk e ka lanë babi e as ajo vetë s’ka dashtë me shku në shkollë…Jemi mundu me majtë motren sa më shumë afër vetes edhe me ja hekë atë, që ai është dë*nu”, përfundoi ai.
Në vendin e ngjarjes besohet se janë gjetur shtatë gëzhoja pl.umbash, ndërsa dorasi vazhdon të ndodhet në arr*ati.

“Në rrethana të panjohura, një i dyshuar mashkull ka që.lluar me ar*më zjarri për vd*ekje vi*ktimën mashkull kosovar dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konfirmuar vd*ekja e vi*ktimës ndërsa afër tij është gjetur dhe se*kuestruar një pi*stoletë dhe disa gë*zhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i vi*ktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të he*tohet”, ka njoftuar policia.
Me rastin po merret edhe Prokuroria Themelore e Pejës.

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për të Mitur kishte shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Xhevdet Januzaj për shkak se:
“Me datë 27.12.2019 rreth orës 07:20 min, në Pejë, pikërisht në kabinetin e shkollës fillore, i pandehuri XH.J fillon që ta prek për qëllime se*ksuale nxënësen e tij të mitur, ashtu që i njëjti një ditë më parë i kishte thënë të miturës që të vije në kabinet me qëllim që t’i ndihmoj për t’i nxjerr mungesat dhe statistikat e suksesit, ashtu që e mitura ditën kritike pasi që arrin në shkollë, shkon në kabinet ku vjen pandehuri, i afrohet të miturës te banka dhe pa pëlqimin e saj e ng.acmon, ku e mitura me forcë e shtyn të pandehurin duke e larguar nga vetja dhe me vrap del nga kabineti, shkon në shtëpi dhe njofton familjaret e saj.

Me këto veprime i pandehuri XH.J ka kryer vepër pe.nale su.lm sek.sual nga neni 229 par.3. nen par. 3.7 dhe 3.10 e lidhur me par. l të KPRK-së”, kishte njoftuar gjykata.
“Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dë*nim me bu*rgim në kohëzgjatje prej tre (3) vite e gjashtë (6) muaj, të cilin dë*nim do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit e në të cilin dë.nim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arr*est shtëpiak.
Të pandehurit, gjykata i shqiptoj dë*nim plotësues ndalim i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë apo detyrës në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet, nga dita e plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, pala e dë*mtuar është udhëzuar në kontest të rregullt civil.
I pandehuri u obligua që në emër të shpenzimeve të procedurës pe.nale, gjykatës të ia paguajnë shumën prej njëqind (100) euro, në emër të shpenzimeve të paushallit gjyqësor shumën prej pesëdhjetë (50) euro, si dhe në emër të taksës për kompensimin për vi*ktimat e kr*imit shumën prej pesëdhjetë (50) euro, e të gjitha këto në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh pasi që aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

Baby Boo