Çka është sindroma Ramsay Hunt, virusi nga i cili po vuan Justin Bieber?

Ylli i popit, Justin Bieber, njoftoi se fytyra e tij është pjesërisht e paralizuar nga një gjendje virale e quajtur ‘sindroma Ramsay Hunt’, e shkaktuar nga i njëjti virus, varicella-zoster, që shkakton linë e dhenve dhe herpesin.

Ai tha në një video se virusi kishte sulmuar nervin në veshin e tij nervat e fytyrës, dhe ka shkaktuar paralizë në fytyrë.

“Ju mund ta shihni se ky sy nuk po pulson. Unë nuk mund të buzëqesh në këtë anë të fytyrës. Kjo vrimë hunde nuk lëviz”, tha këngëtari në njoftimin e tij.

Sindroma Ramsay Hunt është një çrregullim i rrallë neurologjik që shfaqet kur virusi varicella-zoster infekton një nerv në kokë, afër veshit të brendshëm. Pas sëmundjes së lisë së dhenve në fëmijëri ose herpes si i rritur, virusi mund të jetë i fjetur në trup. Pse virusi riaktivizohet dhe prodhon simptoma të Ramsay Hunt nuk dihet.

Simptomat mund të përfshijnë një skuqje dhe dhimbje brenda kanalit të veshit dhe jashtë veshit, nganjëherë duke sulmuar gjuhën. Sindroma Ramsay Hunt gjithashtu mund të shkaktojë humbje të dëgjimit në anën e fytyrës së prekur.

Kjo dobësi mund të shkaktojë vështirësi në mbylljen e njërit sy, shkakton mimika në fytyrë dhe probleme gjatë të ngrënit, pasi ushqimi mund të bjerë në anën e gojës së dobësuar.

Rikuperimi i plotë nuk është i sigurt. Megjithatë, disa shërohen brenda disa muajsh. Sa më herët të diagnostifikohet, aq më të mëdha janë shanset për shërim.

Baby Boo