Ciprasi me kritika për Micotakisin për vonesën e ratifikimit të memorandumeve me Maqedoninë e Veriut


Kritika për Qeverinë aktuale greke dhe kryeministrin Kirjakos Micotakis se edhe pse e respekton Marrëveshjen e Prespës, megjithatë në kohë të pacaktuar po e shtyn ratifikimin e tre memorandumeve për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, dërgoi lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras.

Duke folur në ngjarjen e partisë në Selanik, tha se “mbajmë mend kur para dy viteve Micotakis dorë për dore me themeluesit e errët të qytetit, me të djathtën radikale, e madje edhe me neonacistët lu*ftonin kundër marrëveshjes e cila dha zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të problemit të krijuar nga partia e tij”.

“Dhe me të vërtetë pyetem ku u fshehën të gjithë ata të cilët atëherë me urrejtje lu*ftonin kundër marrëveshjes e cila i mbronte dhe i mbron interesat kombëtare. Por, sot vetë zotëri Micotakis i cili atëherë ishte në radhët e para në këtë lu*ftë, nga njëra anë deklaron se e respekton marrëveshjen, por nga ana tjetër, duke u treguar qyqarë dhe hipokrit në politikë, i shtyn në kohë të pacaktuar memorandumet për bashkëpunim me Maqedoninë e Veriut, memorandume të cilat e mbrojnë interesin kombëtar, sepse sigurojnë aeroplanët ushtarakë grekë të jenë ata të cilët do ta mbikëqyrin hapësirën ajrore të vendit tonë fqinj”, tha Ciprasi.
Lideri i SYRIZA-s i dërgoi kritika Micotakisit se në kumtesat zyrtare për takimet me Zoran Zaevin nuk e përdor emrin Maqedonia e Veriut.

Baby Boo