Pavarësisht bllokimit në Turqi, UEFA e konfirmon se finalja e Ligës së Kampionëve luhet në Stamboll


Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA e ka konfirmuar se pavarësisht bllokimit të Turqisë për shkak të Covid-19, ndeshja finale do të luhet në Stamboll.
Finalja e madhe e UEFA Champions League, do të zhvillohet më 29 maj, mes Chelseat dhe Manchester City.

UEFA shpreson që t’u japë dy klubeve angleze nga 4 mijë bileta për tifozët, në mënyrë që ata të jenë në stadiumin ‘Ataturk’.
“Finalja e Ligës së Kampionëve në UEFA do të zhvillohet në Stamboll më 29 maj me një numër të kufizuar shikuesish dhe ne jemi të sigurt se mbyllja e përkohshme e cila është në fuqi deri më 17 maj nuk do të ketë ndonjë ndikim për këtë ndeshje”, thuhet në deklaratën e UEFA-s.

Qëllimi i UEFA-s ishte që 50 përqind e stadiumit ‘Ataturk’ (75 mijë) të mbushet, por masat aktuale të bllokimit në Turqi do të thonë se mund të jenë më pak të pranishëm.
Kur luhet finalja e Ligës së Kampionëve?
Finalja e UEFA Champions League do të zhvillohet të shtunën më 29 maj.

Baby Boo