Cipras: Zaev ka hedhur poshtë pretendimet e Micotakis


Kabineti i kryeministrit grek Alekis Cipras ka komentuar intervistën e sotme në gazetën “Efimerida” të kryeministrit Zoran Zaev. Kabineti i Ciprasit thekson se Zaev i hodhi poshtë të gjitha argumentet e kreut opozitar grek Micsotakis kundër Marrëveshjes së Prespës.

Në komunikatën e kabinetit të kryeministrit grek përmendet fakti se në intervistë Zaev ka njohur trashëgiminë e veçantë kulturore, historinë e lashtë të veçantë greke.

“A thua çfarë argumenti të ri të shtrembëruar do të shpikin nga partia opozitare Demokracia e Re për të mbështetur qëndrimet e deputetëve Adonis Georgiadis dhe Antonis Samaras. Tani që vetë Zoran Zaev shkatërroi tërësisht pseudo-interpretimet e Demokracisë së Re për kombësinë, gjuhën dhe devijimin, çfarë do të bëjë Micotakis”, theksohet në reagimin e kabinetit të kryeministrit grek.

Baby Boo