Cilësia e karburantit në HIT OIL cilësohet më kualitativi në vend!


Pompa e Benzinës “HIT OIL” në Tetovë dhe gjithandej hapësirave tona!
Një ndërmarrës gjithmonë kërkon ndryshim, i përgjigjet atij ndryshimi dhe e përdorë atë si mundësi!
Kështu e kësaj natyre është edhe Hit Oil, një qendër pune dhe suksesit në Tetovë dhe gjithandej ku e kërkon puna, cilësia dhe profesionalizmi në këtë veprimtari shumë jetike për kohën e re dhe për të ardhmen e gjeneratave!

Kështu konstaton z.Hakik Kadriu, një personalitet i fjalës, një personazhë i punës dhe mirëkuptimit në koncept pune, në ide ardhmërie!
Të jesh në krye të një pune me shumë përgjegjësi, atëherë do të thotë se ke pranuar, ke nënshkruar se do të sfidosh çdo plan dhe program që të shtrohet në ndërmarrjen që drejtosh, thotë Hakik Kadriu!
Duhet të planifikosh, duhet të sakrifikosh, duhet të përballesh, krejt me një ide shumë fisnike, si të arrish t’i realizosh detyrat dhe prioritetet që ia vendos vetes.

Ndërmarrësi asnjëherë nuk ka ndodhur që në karierën e tij të ketë filluar numërimin nga 100, përkundrazi, ndërmarrësi që ka arritur të ketë sukses ka filluar ngritjen nga zero, nga një rrugë ku nuk shihet perspektiva, por edhe nga një rrugë ku nuk mungon vendosmëria, këmbëngulja për t’ia dalë fuqishëm dhe suksesshëm!
Kështu ka qenë me nimën tonë, të cilën nismë e kujtojmë me shumë nostalgji, me shumë emocion; rruga jonë ka qenë shumë e vështirë, me shumë bariera, por sot po bindemi në një fakt se puna, vendosmërie, sakrifica janë sukses!
Nëse nuk je i vendosur, po nuk je përkushtues, harroje, braktise atë rrugë, braktise atë punë dhe vënia drynin punës që ke nis!
Puna është punë, e biseda, llafi është llaf; një dallim si toka me qiellin!Të punosh dhe të bësh llaf nuk është njësoj!Kështu, nëse mendon se me llafe e pa punë do mbërisht diku, atëherë kjo rrugë është për tu mërzitur, thotë ndërmarrësi i suksesshëm shqiptar, z.Hakik Kadriu!

Hakik Kadriu me opinione që reflektojnë:
1.Në ditët e sotme, ndërmarrësia bashkon dy qëllime, dëshirën për të qenë i suksesshëm dhe nëpërmjet atij suksesi fuqizimin e shoqërisë me hapjen e vendeve të reja të punës.
2.Vijnë momente kur realisht ballafaqohesh me sfida të natyrave të ndryshme, sfidat jo që bëhen më të lehta po njeriu bëhet më i fortë dhe më i aftë të ballafaqohet me to.

3.Kështu që, sfidat janë pjesë e jetës, pjesë e punës dhe janë normale, nuk janë asgjë.
4.Kontributet si ndërmarrës janë: krijimi i vendeve të punës, sigurimi i të ardhurave për shumë familje
5.Mirëpo, një ndërmarrës gjithashtu zhvillon njerëz profesionalisht sepse ata fillojnë me një nivel profesional të caktuar dhe pastaj qoftë prej punës që e bëjnë, qoftë prej trajnimeve që i marrin – ngriten profesionalisht dhe bëhen më të suksesshëm.

$Një ndër vetitë e shumta të njeriut të suksesshëm është edhe përqëndrimi. Pa pasur përqëndrim, nuk mund të ketë as sukses
$Nëse e humb fokusin, fillon të merresh me disa punë njëkohësisht, asnjëra prej tyre nuk do të përfundohet si duhet dhe do të rrezikohen që të gjitha.
$Kur niset një punë, ajo duhet të përfundohet me shumë sukses. Vetëm në rast se ka kapacitet shtesë për të vazhduar edhe me diçka tjetër, atëherë mund të bëhet, përndryshe dëmtohen që të gjitha punët e nisura.

Baby Boo