Cipras: Katër emra janë në lojë


Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, duke u përgjigjur pyetjeve të drejtuar nga lideri i partisë opozitar Demokracia e Re, Kirijakos Micotakis, për pranimin e emrit “Republika Ilinditase e Maqedonisë”.

Cipras ka thënë se ka përparim serioz sepse pala e Maqedonisë kanë pranuar emër të përbërë e cila do të jetë për të gjitha përdorimet dhe revizion kushtetues.
Ai ka shtuar se ata kanë deklaruar qartë se po bisedojnë në bazë të katër emrave të propozuara nga ndrmjetësi Metju Nimic.

“Zaev është kryeministri i parë nga fqinjët që ka pranuar publikisht perspektivën për emër të përbërë, erga omens dhe me rishikim të kushtetutës. Këtë nuk e keni parë në periudhën kur partia e juaj gjendej në qeveri dhe bisedonte për emrin”, ka thënë Cipras, duke shtuar se nuk do të jep detaje tjerë ngase nesër do të mbahet takim i ri për çështjen e emrit. /SHENJA

Baby Boo