NJË FILM MAQEDONAS QË PËRÇMON UÇK-në


Petrit Manaj

Siç duket akoma nuk kanë ndërmend që tëmarë fund gjuha nacionalisre maqedonase kundër shqipëtarëve, e cila ka për qëllim nxitjen e urrejtjes ndëretnike.

Së fundi kjo gjuhë urrejtje dhe përçmuese shfaqet në filmin maqedonase “Tallja me Krishtin” ku përmbajtja e filmit është një tallje dhe përçmim që i bëhet UÇK-së në kundërshtim me realitetin.

Një film realist kushtuar luftës së vitit 2001, do ti shërbente relaksimit të mardhënieve ndëretnike, në se do të tregonte njerëzllikun dhe frymën uhmane, që e karakterizoj luftën e vitit 2001 nga UÇK-ja dhe nga ana e popullit shqipëtarë në Maqedoni, të cilët edhe përball dhëmbëve të pushtetit, që nuk kursyen as jetën e fëmive, treguan një tolerancën të jashtëzakonëshme, ndaj popullatës maqedonase mbetur në zonat e luftës, e cila nuk keqtrajtojë as një qytetarë maqedonas.

Filmi po të tregonte realitetin duhet të jepte reagimin mizor të maqedonasve ndaj pronave të shqipëtarëve në Manastir dhe Prilep, sulmet dhe djegjen e xhamive, gjë që nuk e bëri UÇK-ja as në zonat e luftës.

Ndaj ky film duhet të hiqet prej qarkullimit dhe autorët dhe ata që e kanë lejuar bërjen e këti filmi dhe me taksat qytetarëve shqipëtarë, duhen të përgjigjen ligjërisht për nxitje të urrejtjes ndëretnike.

Nga ana tjetë shoqata dhe organizata të dala nga UÇK-ja duhet të mblidhen dhe të dalin me një vendim të përbashkët për protesta ndaj qeverisë për dënimin e këti filmi dhe autorëve deri në marrjen e masës drastike për bojkotim të referendumit nëse nuk do ketë reagim serioz për këtë përçmim dhe tallje që i bëhet UÇK-së dhe ushtarëve të saj pa të cilët Maqedonia nuk do të ishte pranë dyerëve të NATO-së dhe BE-së.

Baby Boo