Cili keni më shumë para, ti apo Nexhati? Remzie Osmani befason me përgjigjen


Remzie e Nexhat Osmani kanë treguar cili nga ta është më i pasur
Motër e vëlla, Remzie e Nexhat Osmani kanë qenë të ftuar në “Shiko kush luan” të shtunën mbrëma.
Sfida e dedikuar për ta ishte një lojë për të parë sa e njohin ata njëri-tjetrin si motër e vëlla që janë.

Të dy kishin një palë doreza e ndërkohë që u bëheshin pyetje ata kishin për detyrë të përgjigjeshin në të njëjtën kohë me të njëjtën përgjigje.
Në njërën nga pyetjet e bëra lidhur me faktin se cili nga të dy është më i pasur, përgjigjja e Remzies shkaktoi të qeshura në sallë, pasi kjo e fundit pa u menduar dy herë u përgjigj:” Unë”.

Ajo tregoi se sjell më tepër para në shtëpi, prandaj është më e pasur.
Mirëpo makinën më të shtrenjtë e ka Nexhati dhe për këtë ranë dakord të dy.

Baby Boo