Cili ishte shkaku i vdekjes së këngetarit Vllatko Ilievski?


Mbidoza me kokainë është shkaku I vdekjes së këngëtarit 33 vjecar maqedonas, Vlatko Ilevski mëson ekskluzivisht portali AMERIKA-RADIO nga burime pranë Institutit për mjekësi Ligjore në Shkup, ku është bërë autoposia.

“ Shkak i vdekjes së personit  V.I është mbidoza  me materje narkotike të cilët kanë ndikuar që të ndalet pulsi dhe puna e zemrës, dhe të shkaktohet vdekja. Raporti është dërguar në Prokurori”, thanë nga Instituti për mjekësi Ligjore në Shkup.

Ndryshe, Vlatko Ilievski, këngëtari maqedonas i cili më së shumti është i njohur për famën që ka arritur gjatë prezantimit të Maqedonisë në Eurovizion në vitin 2011, është gjetur i vdekur sot në mëngjes.

Policia ka konfirmuar se ai është gjetur në një makinë të tipit Toyota në Bulevardin e tretë të Brigadës, në Shkup.
Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka bërë të ditur se Prokurori Publik ka kryer një inspektim dhe trupi i Vlatko është dorëzuar më pas për autopsi.

Baby Boo